Top News – 300 mijë trupa të NATO-s ‘në këmbë’ / Gati plani i luftës nëse Moska zgjeron konfliktin
04/07/2023 11:12

Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtuara, por aspak të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tha një oficer i lartë ushtarak i NATO-s, teksa paraqiti rishikimin më të madh të planeve ushtarake të organizatës që nga Lufta e Ftohtë, nëse Moska guxon të zgjerojë konfliktin. "Ata mund të mos jenë të paprekur, por sigurisht nuk janë në gjendje të rëndë," u tha gazetarëve Kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer. "Pra, ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për t'u riorganizuar".Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij të NATO-s kanë vendosur të miratojnë një ndryshim të madh të sistemit të planifikimit të aleancës në takimin e nivelit të lartë në kryeqytetin lituanez, Vilnius javën e ardhshme. NATO-ja, si organizatë, nuk i ofron armë apo municione Ukrainës duke kërkuar të shmangë hyrjen në një luftë direkte me Rusinë, një vend i pajisur me armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, ajo po forcon masivisht sigurinë e vendeve anëtare pranë Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë. Rreth 40,000 trupa janë në gatishmëri nga Estonia në veri, deri në Rumani, në Detin e Zi. Rreth 100 avionë ngrihen në qiell në atë territor çdo ditë dhe 27 anije luftarake janë duke operuar në Detin Baltik dhe Mesdhe. Këto shifra pritet të rriten. Sipas planeve të saj të reja, aleanca e NATO-s synon të ketë deri në 300,000 trupa gati për të lëvizur në krahun e saj lindor brenda 30 ditëve. Admirali Bauer tha se planifikimi i ri i NATO-s bazohet në fuqinë e ushtrisë ruse përpara se Presidenti Vladimir Putin të niste luftën kundër Ukrainës pothuajse 17 muaj më parë. Ai tha se lufta ka varfëruar ushtrinë ruse, por jo forcat e saj detare, apo ajrore. 31 vendet anëtare të NATO-s morën pjesë në një "konferencë shqyrtimit të forcave" javën e kaluar në një përpjekje për të kuptuar se sa trupa dhe sa pajisje ka aleanca në dispozicion, për t'iu përgjigjur çdo sulmi rus, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Ekspertët dhe disa diplomatë të NATO-s, kanë shprehur dyshime për aftësinë e vendeve anëtare për të vënë në gatishmëri një total prej 300,000 trupash.

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB