Top News-300 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro në Selanik, 4 britanikë në pranga nga DEA Amerikane
10/06/2022 15:50
300 kg kokainë e pastër u sekuestrua nga DEA amerikane dhe antidrogës greke në Selanik të Greqisë. Sipas deklaratës së policisë greke, 4 shtetas britanikë u arrestuan lidhur me ngarkesën, vlera e së cilës kalon 10.000.000 euro.