Top News – 30 vjet nga rrëzimi i shtatores së diktatorit/ Basha: Simbolet e komunizmit janë rikthyer
20/02/2021 13:58

Në 30 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha në qendër të tiranës kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai e ka konsideruar 20 shkurtin e vitit 1991 si ditën e kremtit të shpresës dhe të ndryshimit që po lindte pas gjysmë shekulli tiranie. “30 vjet më parë, shqiptarët rrëzuan shtatoren e diktatorit më të pashpirt që ka parë historia jonë, në një akt sublim çlirimi nga idhujtaria e diktaturës. 20 shkurti i vitit 1991 ishte kremtim i shpresës së re dhe ndryshimit që po lindte pas gjysmë shekulli tiranie. Ishte klithma e shqiptarëve të lirë në shpirt që kumboi pa pushim në thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa", shkruan Basha. sipas tij simbolet e komunizmit dhe krimeve të atij regjimi janë rikthyer në rrugët dhe sheshet tona, ndërsa thekson se Rama po imiton diktatorin. "Për fat të keq, në Shqipërinë tonë edhe 30 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit, simbolet e komunizmit dhe krimeve të atij regjimi janë rikthyer në rrugët dhe sheshet tona, për të trembur përpjekjen tonë tridekadëshe për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Jo vetëm nostalgjikët e viteve të mbrapshta e të zymta të diktaturës, por edhe të tjerë që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin imitojnë diktatorin, janë sot kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë tonë”, thotë më tej Basha. Kreu demokrat tha se ky vërshim ogurzi do të ndalet për të kthyer vendin në rrugën europiane. “20 shkurti është festa jonë e çlirimit shpirtëror nga damka e turpshme e diktaturës! Le të jetë edhe dita e besëlidhjes për të mos e lejuar kurrë më rikthimin e hijeve të saj mes nesh!", mbyll mesazhin lideri i PD.

Top News- S’ka zgjidhje të minutës së fundit / Kosovë, ngërçi kalon në dorë të Kushtetueses
27/07 13:20
Top News- Kërkohet fajtori për dështimin/ Maxhorancë e opozitë, gishtin nga njëra-tjetra
27/07 13:19
Top News – Lufta Tajlandë-Kamboxhia vazhdon / Pavarësisht thirrjes së Trumpit për një armëpushim
27/07 13:15
Top News – Do ta fitojmë luftën me Amerikën! Kim Jong Un betohet në përvjetorin e luftës së koreve
27/07 13:15
Top Channel/ 54 dështime, Kosova pret kushtetuesen! Kurti nuk u tërhoq nga votimi i fshehtë
27/07 12:49
Top Channel/ “Verë dhe portokalle” në Gramsh! Trupa e humorit të ‘Portokalli” krijoi atmosferë
27/07 12:40
Top Channel/ Të huajt e punësuar në Shqipëri! Indianë që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen
27/07 12:40
Top Channel/Veshjet ushtarake në Shqipëri!Sektori i manifakturës:Na mbështesni të tërheqim kontratat
27/07 12:39
Top Channel/ Përmbytje në Kroaci! Bllokohen autostrada, në alarm prej stuhive edhe Bosnja me Serbinë
27/07 12:39
Top Channel/ Zjarret, 45 vatra në Shqipëri! Mbeten aktive 21 vatra, dy të arrestuar
27/07 12:29
Top Channel/ Shfrytëzoi për rreth 2 vite për prostitucion një shtetase ruse, arrestohet 46-vjeçari
27/07 12:27
Top News – Tym e flakë gjatë ngritjes së avionit / ‘Problem mekanik’, panik në aeroportin e Denverit
27/07 12:25
Top News – BE-SHBA, afër zgjidhjes…Ursula Von Der Leyen takon Donald Trump në Skoci
27/07 12:25
Top News – Izraeli ndal përkohësisht luftën / ‘Pauzë taktike’, Gaza në mes të krizës së urisë
27/07 12:25
Top News – Hapet linja Moskë-Penian / Rusia nis fluturimet e pasagjerëve pas disa dekadash
27/07 12:20
Top News – Ballkani Perëndimor po digjet / Greqia në luftë me flakët, evakuohen fshatrat
27/07 12:19
Top Channel/ Ende aktiv zjarri në Borsh, zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë aktualisht në zonë
27/07 12:08
Top News- Alarm i kuq në Shqipëri! / Raportohen 45 vatra zjarri, 21 janë aktive
27/07 11:57
Top Channel/ Kamarieri rrihet për një bidon uji në Vlorë/ Ish-shefi i qarkullimit dhunon 18-vjeçarin
27/07 11:44
Top Channel/ Dogji 600 hektarë bimësi në Parkun Kombëtar të Dajtit, vihet në pranga 63-vjeçari
27/07 11:33