Top News – 30 vite gazeta ‘Koha Jonë’/ Sfidat me të cilat u përball
13/05/2021 11:52

Gazeta e parë e pavarur në vend ‘Koha Jonë” mbushi 30 vjet që nga dalja e numrit të parë në 11 maj të vitit 1991. Për pak vite ‘koha jone’ ishte gazete lokale e Lezhës, por strukturat shtetërore të regjimit komunist në atë kohë i mbyllën të gjitha gazetat locale. Ishin tre gazetare idealiste të Lezhës me në krye Nikollë Lesin që vendosën të vazhdojnë pasionin e tyre duke e risjellë si gazetë të pavarur në 11 maj të vitit 1991 ‘Koha jonë’. Shumë shpejt gazeta u kthye në zërin opozitar politik kryesor në vend, e njëkohësisht duke shërbyer si një shkollë gazetarie të vertetë prej nga ku dolën me dhjetëra gazetarë e drejtues mediash në vite. Vitet e para gazeta u përball me ashpërsinë e regjimit të kohës dhe përballë të vërtetës dhe fjalës së lirë gazetarëve të saj iu desh të provonin edhe qelitë e burgut. Përndjekja e gazetarëve për shkak të opozitës që i bënin partisë në pushtet dhe presidentit të kohës Sali Berisha, ishte sistematike nga eksponentë të SHIK-ut. Kulmi i luftës së pushtetit kundrejt fjalës së lirë që përçonte gazeta arriti në vitin e mbrapshtë 1997, kur redaksisë iu vu flaka dhe çdo gjë u shkrumbua. Por pavarësisht nga ky sulm I parecedente gazeta nuk e ndali luftën e saj për të dhënë të vërtetën dhe për të qenë zëri i qytetareve të etur për demokraci, në kushtet kur mundësitë e informacionit ishin të pakta dhe përpjekjet për ta çensuruar nga partia në pushtet ishin të mëdha. Në ato vite shumë njerëz nuk e kuptonin ditën pa marrë në duar gazetën ‘Koha Jonë e ku mësonin shumçka nuk thuhej në mediat shteterore të kohës dhe që çesurohej. Besimi që krijoi gazeta në vend, ndikoi në rritjen e tirazhit të saj në shifra që asnjë media e shkuar nuk i ka arritur deri më sot. ‘Koha jonë’ arriti të ishte në majën e medias së shkruar në ato vite, por edhe më pas duke u përplasur me pushtetin pa kompromise, duke qene dritarja ku njerëzit mësonin të vertetën për çfarë ndodhte. Por edhe më pas, krahas mediave të tjera të shkruara të krijuara në vend, roli i gazetës së parë të pavarur vijoi të jetë i rëndësishëm, dhe ishte referencë për të gjithë gazetarët e rinj që hynin në tregun e medias. ‘Koha jonë’, ishte një perandori siç e quan themeluesi i saj Nikollë Lesi dhe ka zënë vendin e saj të patjetërsueshëm në historinë e gazetarise së viteve të tranzicionit shqiptar, por edhe më gjerë.

Top Channel/ E shoqëroi orët e fundit të jetës, pedagogu Zogaj: Çfarë më tha Daum kur u ndamë
13/07 22:31
Top Channel/ 3 ditë pa ujë e bukë, Ilir Demalia rrëfen kush i hapi ambasadat në korrik 1990
13/07 21:45
Top Channel/ Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej terrenit
13/07 21:01
Top News – A u shkarkua Yuri Kim nga Trump? Çfarë po ndodh me ish-ambasadoren
13/07 20:56
Top Channel/ Media britanike masakron shqiptarët, në 500 shkrime, 55% e qëndrimeve janë negative
13/07 20:11
Top Channel/ Theth, kërcënon “kuvendi i burrave”: Asnjë centimetër s’do gëzojnë investitorët e tjerë
13/07 20:09
Top Channel/ Orët e fundit të Werner Daum, pedagogu Zogaj dhe analisti Demalia: Mik i shqiptarëve
13/07 20:08
Top Channel/ Zjarri masiv në Elbasan, digjen ullinjtë dhe kullotat nga flakët
13/07 19:56
Top Channel/ Thethi mbledh “kuvendin e burrave”, momenti kur u bashkohen dhe të rinjtë
13/07 19:45
Top Channel/ Bajraktari i Shalës për situatën në Theth: Fëmijëve u hyri tmerri, djelmoshave…
13/07 19:41
Top News – Zjarr masiv në Peqin, ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë
13/07 19:34
Top Channel/ Ndërtuan pa leje! “Kuvendi i burrave” në Theth: I kena mbrojt me gjak tokat
13/07 19:31
Top Channel/Famullitari i Shkodrës mbështet banorët e Thethit: Më vjen keq për ata njerëz të shkretë
13/07 19:31
Top News – Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë, katër të plagosur
13/07 18:35
Top Channel/ Zjarr masiv në Elbasan, nis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë
13/07 18:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në Bulqizë, 4 të plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë
13/07 18:10
Top News- Thethi “kthen” Kanunin, mblidhet Kuvendi i Burrave, zbardhen mesazhet për qeverinë
13/07 17:31
Top Channel/ Mashtrimi me mjekimet false/Urdhri i mjekut : Kemi pacientë që kanë ndërprerë trajtimin
13/07 15:12
Top Channel/ Theth, kërcënon “kuvendi i burrave”. Pleqtë e fshatit: Asnjë centimetër nuk do gëzojnë
13/07 15:02
Top Channel/ Fatura për gjyqtarët e shkarkuar, u dhanë 86 mln lekë të “pagesës kalimtare”
13/07 15:02