Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 30 persona kanë humbur jetën me covid 19, ndërsa janë regjistruar 572 raste pozitive nga 4 mije e 511 testime të realizuara. Sipas raportit të institutit të shëndetit public, 12,7 për qind e testeve kanë rezultuar pozitive në koronavirus.