Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar për vrasjen e policit në veri të Kosovës, pas një sulmi nga persona të armatosur dhe të maskuar. Borrell e ka dënuar rëndë sulmin dhe ka kërkuar që autorët përgjegjës të përballen me drejtësinë.