Top News – 30 mijë raste në ditë/ Italia forcon masat antiCovid-19
04/11/2020 14:28

Në Itali, kryeministri Giuseppe Conte, të martën vonë nënshkroi një dekret që vendos akoma më shumë kufizime në vend. Qeveria do t’i njoftojë detajet gjatë ditës. Por, më herët gjatë javës, Konte tha se masat shtrënguese do të përfshinin një ndalim qarkullimi gjatë natës në shkallë kombëtare. Dekreti i ri do t’i ndalojë njerëzit të hyjnë apo dalin në rajonet më të goditura në vend, që konsiderohen si zona të kuqe, për dy javë dhe do të mbyllë të gjithë dyqanet jo të domosdoshme në ato zona. Por, këtu ka një përjashtim. Parukeritë do të mbeten të hapura dhe aktivitetet sportive do të lejohen vetëm pranë shtëpisë. “Ekziston një mënyrë e vetme për të dalë nga kjo periudhë dramatike: të qëndrojmë të bashkuar. Gjithnjë”, ka shkruar kryeministri Giuseppe Conte në Facebook, paraditen e të mërkurës. Por, se cilët rajone do t’i nënshtrohen këtyre masave do të vendoset gjatë ditës pasi ekspertët shëndetësorë të studiojnë shifrat më të fundit të infektimeve dhe kapacitetin e shtretërve në spitale. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme. Ndalimi i qarkullimit nga ora 22 deri në 5 do të jetë në shkallë kombëtare. Zyrtarët e shëndetësisë në Itali janë të shqetësuar për shtrimet në spital e veçanërisht ato në terapi intensive. Në disa rajone, sipas tyre, kapacitetet janë ezauruar. Një ditë më parë, vendi njoftoi mbi 28 mijë infektime të reja dhe 353 viktima të koronavirusit

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56