Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike, teksa janë sekuestruar 30 kilogramë kanabis sativa. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Ilir dhe Franci Dura, Mehmet Mino si dhe Reshat Bakia, për veprat penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.