Presidenti amerikan Donald Trump këtë herë është treguar më i prerë se kurrë me Organizatën Botërore të Shëndetit duke i dërguar një letër-ultimatum. Trump ia rendit gabimet OBSH-së në plot tre faqe, teksa në fund i jep kohë 30 ditë të bëjë përmirësime thelbësore. Nëse kjo nuk ndodh. Trump thotë se do i ndërpresë përherë fondet e SHBA-së për OBSH-në, si dhe do të vihet në diskutim edhe anëtarësimi i SHBA-së në organizatë. Si argument, Trump thotë se nuk mund të harxhojë miliona për një organizatë që nuk është në interes të amerikanëve.