Dhjetëra qytetarë u mblodhën pasditen e së enjtes para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar drejtësi për 3-vjeçaren e dhunuar në kopshtin privat ‘Stinët’ në kryeqytet. Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar edukatoren Majlinda Dehima ndërsa prokuroria ka ngritur akuzën e ‘Keqtrajtimit të të miturve’ ndaj saj dhe kërkon në gjykatë masën e sigurisë ‘arrest me burg’.