Top News – 3 vite burg për Jorgo Goron. Ish kryebashkiaku, tjetërsoi pronat shtetërore në Himarë
13/03/2025 16:32

Gjykata e Posaçme dënoi me tre vite e një muaj burgim ish kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goron, si dhe vendosi konfiskimin e 10 mijë metër katrorë toka në zonën e Himarës, që sipas vendimit të gjykatës, janë tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumentacioneve. Goro u gje fajtor për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie. Vepra penale shpërdorim detyre, sipas gjykatës është konsumuar në dy raste në tjetërsimin e pronave në bregdet. Ish kryebashkiaku i Himarës do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar në përfundim me 2 vite e 20 ditë burg. Gjykata ka dënuar me 2 vite burg Vezir Gjikokën dhe me 3 vite Jerasimo Bashon. Që të dy përfitojnë zbritje të një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi konfiskimin e 10 mijë metër katrorë tokë në zonën e Dhërmiut, mbi të cilën u dha edhe statusi i investitorit strategjik për biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Goro u shpall fajtor se ka firmosur dhe përcjellë te institucione të tjera dokumente të falsifikuara për pronat në fjalë pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të subjekteve private. Jorgo Goro u arrestua në mars të vitit të shkuar, ndërsa gjatë seancave gjyqësore i ka mohuar akuzat.

Top Channel/ Aksident në Rrugën e Kombit, shpëton mrekullisht shoferi, pamje nga vendngjarja
05/03 18:13
Top Channel/Përmbledhje e reflektimeve gjatë mbrëmjeve të Iftarit, Rama promovon ‘Në Sofrën e Hënës’
05/03 18:04
Top Channel/ ‘Mësuesi do dinjitet’, Koreshi: Në disa shkolla s’ka qenef, duhet të marrësh çadër…
05/03 18:01
Top Channel/ ‘Ne zgjedhim të ndërtojmë’, Zegjineja në Kuvend: Ndryshe nga ju që digjni vila ne…
05/03 17:47
Top Channel/ ’Nxirreni Ulsiun nga biblioteka’, Bardhi: Rama të trimërohet, të tërheqë ndryshimin…
05/03 17:33
Top Channel/ ‘Distancohemi nga qëndrimi i Kuvendit për Ballukun’, Bardhi: Shkelja e Kushtetutës…
05/03 17:33
Top News- Gjyqi për Bardh Spahinë, SPAK kërkon ndëshkim me 700 mijë lekë për deputetin
05/03 17:13
Top Channel/’Mësuesi ka degraduar si financiarisht edhe në anën sociale’,Xhaferri:I quajmë heronj…
05/03 17:06
Top Channel/ Ligji për arsimin, Xhelal Mziu: Ka shkolla me 15 mësues dhe 18 nxënës, në Murraj…
05/03 16:59
Top Channel/ Kërcënoi me armë punonjëset e u mori paratë, pamjet e tmerrit gjatë grabitjes në Tiranë
05/03 16:53
Top Channel/ Tabaku në Kuvend: Parlamenti i shqiptarëve ka nevojë të marrë vendime të duhura dhe të…
05/03 15:43
Top Channel/ Balla replikë Blushit: Më vjen shumë keq që degraduat në një sulm personal ndaj Hoxhës
05/03 15:39
Top Channel/ Ekstradim nga Anglia Lorenc Lala, i akuzuar për disa krime të rënda
05/03 15:32
Top Channel/ Grabitje me armë, sulmohet një pikë këmbimi valutor te “5 Maji” në Tiranë
05/03 15:29
Top Channel/ Lirohen me kusht protestuesit e Rrjollit, çfarë iu ndaloi gjykata
05/03 15:27
Top Channel/ Sherr e përplasje, votohen mes kaosit ndryshimet në qeveri
05/03 15:23
Top Channel/ Reformë në spitale, ministrja Sala paralajmëron ristrukturim të sistemit spitalor
05/03 15:19
Top Channel / Blushi: Kujt po ia dorëzoni shtetin shqiptar, anuloni seancën e betimin të…
05/03 15:18
Top Channel/ Kuvendi, debat për “Ballukun”! PS e PD raporte të ndryshme për kërkesën e SPAK
05/03 15:13
Top Channel / Zhupa përplaset me Kushin në Kuvend: Nisma juaj është gjysmake, keni hall që të…
05/03 15:11
DIGITALB DIGITALB