Policia e Matit ka vënë në pranga një 51-vjecar të shpallur në kërkim prej 6 vitesh. Bëhet fjalë për Shpëtim Lika, I dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas është shpallur në kërkim në shtator të vitit 2016, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.