Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martini janë 3 të rinjtë të cilët mbetën të vrarë në masakrën e Fushë Krujës. Viktimat ishin duke udhëtuar me një automjet tip Volksvagen , ku persona të paidentifikuar të maskuar e armatosur u bënë pritë dhe kanë shtënë me kallashnikov. Burimet nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur më tepër se 60 gëzhoja. Si pasojë e tyre automjeti shpërtheu në flakët dhe udogj plotësisht.