Një tjetër shtëpi bari u zbulua në Britaninë e Madhe, gjatë një kontrolli rutinë nga policia e vendit. Tre shqiptarë të cilët kujdeseshin për rritjen e lëndës narkotike, u vendosën në pranga. Konkretisht në prangat e policisë ranë Alfred Mamoci 36 vjec, Rezart Selami 29 vjec dhe Selami Lugja 31 vjec. Operacioni policor u organizua në një magazinë në Millbank Street, Southampton të Anglisë, në bredësi të të cilës u gjetën 2 mijë e 12 bimë kanabisi, të cilat ishin në faza të ndryshme rritjeje.