Edhe pse krahasuar me vitin e kaluar numri i aksidenteve gjatë ditëve të ndërrimit të vitit ka qënë më i ulët, Policia Rrugore ka intesifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane. 3 shoferë kanë rënë në pranga pasi ishin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur me makinë një këmbësore.