Deputetja e Partisë Demokratike u thirr në SPAK për të dëshmuar mbi hetimet e dosjes së inceneratorëve. Për afro 3 orë Tabaku tregoi për heimet, duke drejtuar më parë edhe një komision hetimor parlamentar, e sipas së cilës janë 50 persona që duhet të mbajnë përgjegjësi. Ndërkohë, për një prej emrave të arrestuar për këtë ccështje Prokuroria e Apelit ka kërkuar rikthimin në burg. Bëhet fjalë pë Alqi Bllakon që u lirua pak kohë më parë, ndërsa pritet tashmë një vendim nga Gjykata e Apelit.