Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike në kamionin me të cilin po qarkullonte. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet publik në media, u ndalu nga policia italiane për një kontroll rutinë në autostradën Brenner, në jug të Italisë. Efektivët italianë ushtruan një kontroll të imtësishëm në kamionin e shqiptarit, ku aty gjet 34 kilogramë kokainë, përkatësith të fshehura poshtë kabinës së shoferit. Nëse sasia e kokainës do të tregtophej në shtetin italian, do të kapte të paktën vlerën e 3 milionë eurove.