Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh me urgjencë pas dështimit të debatit në Kuvend ku parashikohej të shpalosej programi qeverisës i socialistëve. Pas mbledhjes, kreu i këtij grupi, Gazment Bardhi akuzoi Kryeministrin Edi Rama për provokim të deputetëve të opozitës. Sinkron bardhi provokimet Vendimmarrja e grupit bazohej në tre kërkesa, dy që i adresohen Kuvendit dhe një tjetër Presidentit Bajram Begaj. Mbledhja e grupit parlamentar të PD zgjati rreth 120 minuta.