Marrëdhënia e trazuar e Madonës me kishën katolike tashmë është një fakt I bërë i ditur prej kohësh. Kjo pasi ndër vitësh është akuzuar për blasfemi për videoklipet dhe performancat e saj. Ndërkohë ylli ndërkombëtar Madonna, i ka bërë një kërkesë publike Papa Françeskut. Nëpërmjet llogarive të saj në rrjetet sociale, Madonna, i ka dërguar një mesazh Papës duke i kërkuar që të takohet me të për të diskutuar çështje të rëndësishme për jetën e saj pasi ajo kishte kohë që nuk ishte rrëfyer.