Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri caktoi datën 6 prill, si ditën kur do të mbahet asambleja kombëtare e Partisë Socialiste. Në asamble do të marrin pjesë, deputetët, anëtarët e kryesisë dhe Partisë Socialiste si dhe anëtarët me statusin ex-officio. Pas 6 ditësh në orën 17, mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë do të zhvillohet online. Në axhendën e socialistëve qëndron miratimi i vendimit për thirrjen e kongresit të datës 9 prill, i cili do të zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Në asamblenë kombëtare do të miratohet gjithashtu axhenda e punimeve të kongresit si dhe prezantimi i statutit të ri të partisë që do i paraqitet Kongresit për votim.