Protesta e 7 korrikut ishte në qendër të Konferencës së përjavshme me gazetarët të liderit të PD, Sali Berisha. Teksa renditi arsyet që kanë shqiptarët për të protestuar, ironizoi kryeministrin, që sipas tij e ka zënë tmerri i protestës dhe për të shmangur vëmendjen lajmëroi konferencë në të njëjtën orë, ndaj të cilit lëshoi një paralajmërim të fortë.