Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të mbahet mesditën e datës 29 shtator. Kjo datë është caktuar nga gjyqtarja Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme dorëzoi më 9 shtator në gjykatë dosjen dhe kërkesën për nisjen e gjykimit në ngarkim të kryebashkiakut, bashkëshortes së tij dhe 16 personave të tjerë. Veliaj akuzohet për korrupsion në nëntë raste, për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të të ardhurave, shpërdorim detyre dhe për mbajtjen e sendeve të ndaluara në gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit.