SPAK mbylli hetimet dhe dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim ndaj kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi dhe zv.kryetarit Abedin Kërrnaja. Të pandehurit akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” më shumë se një here dhe e kryer në bashkëpunim. SPAK thotë se Rexhë Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë nuk ka respektuar ligjin dhe vendimet e Qeverisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.