Në 27-vjetorin e masakrës në Pastasel të Komunës së Rahovecit, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se 106 civilët u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Ai shtoi se kujtesa për këto viktima nuk mjafton vetëm në kujtime, por duhet të bëhet drejtësi. Sipas Kurtit, është detyrë e institucioneve të drejtësisë që këto të shndërrohen në aktakuza.