27 vite mëparë NATO nisi bombardimet në Serbi për t’i dhënë fund makabritetit që ushtria serbe po ushtronte mbi popullin e Kosovës. Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë, vendim që u mor pas dështimit të diplomacisë për të bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq për një armëpushim. Bill Clinton, asokohe president i amerikës, njoftoi sulmet ndaj Serbisë, duke theksuar se nëse pala serbe nuk është gati për paqe, Amerika do të jetë në gatishmëri për të kufizuar aftësitë e saj për luftë ndaj shqiptarëve.