Një operacion i karabinierëve italianë ka sekeustruar 27 kilogramë lëndë narkotike në një banesë në qytetin Vigevano në Itali, ku jetonte një 29-vjeçar shqiptar. Sipas autoriteteve, hetimi nisi pasi i riu u vu re në sjellje të dyshimtë në qytetin e Xhenova, ku po lëvizte me sasi të vogla kokaine. Pas ndjekjes, ai u ndalua dhe iu gjetën 58 gramë kokainë në posedim.