Në raportin e publikuar nga Instituti i Studimeve Politike për veprimtarinë e Kuvendit në 6 mujorin e vitit 2020 kanë qenë të shumtë ata deputetë që zgjodhën heshtjen në vend të fjalës, por nuk harruan të firmosin borderotë e të marrin pagat. Në bilancin e debateve parlamentare tërheq vëmendjen edhe lista e deputetëve që nuk kanë diskutuar asnjëherë gjatë periudhës monitoruese.