Ndërmarrjet e ujësjellësit janë kthyer në një gangrenë për financat e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE. Ministria e Financave raportoi se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë rreth 265 mln euro deri në fund të tremujorit të parë 2023, nga të cilat, 145 milionë euro janë kamatëvonesa dhe 120 milionë euro detyrime të shoqërive. Detyrimet kryesore të ujësjellësave janë ndaj OSHEE, ku 40 milionë euro i ka vetëm ujësjellësi i Durrësit.