Top News – 26 viktima në 24 orë/ Maqedonia e Veriut, po vdesin të pavaksinuarit
03/09/2021 22:04

Maqedonia e Veriut, të premten ka regjistruar edhe 26 viktima me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 6.013 persona. Nga testimi i 5.865 mostrave, pozitivë me COVID-19 kanë dalë 722 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka arritur në 14.998. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar gjashtë të vdekur dhe pesë në Tetovë. Nga tri viktima janë regjistruar në Kumanovë dhe Gostivar, nga dy në Strugë dhe Kërçovë ndërsa nga një në qytetet e Ohrit, Shtipit, Strumicës dhe Kriva Pallankës. Ministria e Shëndetësisë ka dalë edhe me një raport mbi numrin e viktimave në katër javët e fundit, dhe sipas të dhënave, prijnë qytetet ku numri i të vaksinuarve është shumë i ulët në përqindje. Gjatë kësaj periudhe, 480 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur dhe prej tyre 429 nuk ishin të vaksinuar. Në qytetet ku përqindja e vaksinimit është e lartë, numri i viktimave është shumë i ulët, mes një dhe tre të vdekur. Ministria e Arsimit ndërkohë ka njoftuar edhe për 14 nxënës të infektuar me koronavirus, por nuk ka dhënë detaje për vendin dhe shkollat ku janë regjistruar rastet. Infektimet vijnë tre ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor me prani fizike, por ministrja e Arsimit, Milla Carovska ka thënë se infektimeve nuk kanë ndodhur në shkolla, por se nxënësit kanë pasur COVID-19 para se të nisnin vitin e ri shkollor. “Shërbimet epidemiologjike dhe Inspektorati Shëndetësor kanë dalë në terren dhe po veprojnë në bazë të protokolleve. Por, ky numër nuk është i lartë dhe përbënë vetëm se 0.01 për qind të numrit të përgjithshëm të nxënësve në shtet. Shpresoj që kjo përqindje të mbetet e njëjtë. Nuk kemi nxënës të infektuar në shkolla dhe ende nuk kemi përhapje të virusit brenda hapësirave shkollore”, ka deklaruar Carovska. Ajo i ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të tyre që të respektojnë masat, të cilat jo vetëm që janë në mirën e tyre, për ruajtjen e shëndetit, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor me prani fizike.

Top News – Serbisë nuk kanë çfarë i duhen tanket / Kurti: Sistemi ynë antitank i bën të papërdorshme
21/12 15:02
Top News – Mjegulla mbyll aeroportin e Shkupit / Anulohen të gjitha fluturimet, asnjë avion në pistë
21/12 14:53
Top Channel/ Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç!
20/12 14:22
Top Channel/ Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmet reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç!
20/12 12:28
Top News- SHBA kërkon zbatimin e paktit të Ohrit/ Kusht Kosovës e Serbisë për njohje të ndërsjelltë
19/12 11:57
Top News- I riu shqiptar bie nga ballkoni, e rëndë në Greqi, humb jetën 19-vjeçari
19/12 11:30
Top News- Arrestohet këngëtari nga Tepelena, pjesë e një grupi kriminal në Greqi
18/12 22:15
Top News- Serbia armatoset me dronët kinezë, rajoni në rrezik, Vuçiç ‘kanos’ me Mig-ët rus
18/12 18:16
Top News- Vrau grekun dhe shqiptarin/ Vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari për krimin e dyfishtë
18/12 10:06
Top News- Samiti në Bruksel/ BE rikonfirmon: E ardhmja e Ballkanit në Union
17/12 23:09
Top News – Serbia braktis BE. As Vuçiç dhe asnjë zyrtar tjetër në samitin e Brukselit
17/12 14:37
Top News- Misteri i Radomir Kurtiç/ ‘Krahu i armatosur’ i Vuçiç gjendet i vdekur në Moskë
17/12 11:02
Top News- Mitsotakis nuk u dha çfarë kërkuan/ Fermerët grekë sërish në protestë, bllokohet Kakavija
17/12 09:52
Top News – Serbia në zgjedhje të parakohshme. Vuçiç merr vendimin pas tërheqjes së Jared Kushner
17/12 09:51
Top News- Vuçiçin e zë koka, humb 750 mln dollarë, Prokuroria i bën gropën
16/12 19:00
Top News – Vuçiç ‘vajton’ largimin e Kushner: ‘Investimet do ikin në Shqipëri, humbëm mln euro’
16/12 18:14
Top News – Anketa e Barometrit Ballkanik. Gjysma e bizneseve paguajnë ryshfet te administrate
16/12 17:59
Top News- ‘Qeveria nuk është Babagjyshi’/ Mitsotakis u përgjigjet fermerëve, ata vijojnë protestën
16/12 17:58
Top News- Kapen 215 kg marijuanë në Janinë/ Shqiptarja tenton arratisjen, kapen dy bashkëpunëtorët
16/12 13:54
Top News- Serbia e Kosova pengojnë njëra-tjetrën/ Instituti gjerman: Duhet normalizim marrëdhëniesh
16/12 11:52
DIGITALB DIGITALB