5 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 26 kilogramë janë sekuestruar në Ishëm të Durrësit. Në kuadër të operacionit "Sinjalizimi", 42-vjeçari Marjan Kurti u kap duke transportuar kanabisin me makinën e tij tip “Benz”. Ai është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja.