Zbardhen detaje nga arrestimi i shqiptarit në Athinë, pas një aksioni të Europol. 52-vjeçari, i cilësuar si bosi i drogës, nga Saranda, pastronte paratë e trafikantëve më të mëdhenj. Operacion i përbashkët i Europol, policisë holandeze dhe policisë greke, bëri të mundur arrestimin në lagjen “Glifadha” të Athinës të shtetasit Thanas Bako alias Athanasios Bako. 52-vjeçari shqiptar dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale, e cila pastronte miliona euro në baza mujore për kriminelët.