Policia greke ka një skenar të qartë, sesi do të godaë grupet kriminale, në të cilat janë përfshirë edhe shumë shqiptarë. Një pjesë e tyre janë vrasës me pagesë dhe që ekzekutojnë anëtarë të grupeve kriminale rivale. Qëllimi kryesor i këtyre metodave të policisë greke është të dekurajojnë anëtarët e “kumbarëve” grekë, që të vazhdojnë betejën e shfarosjes reciproke, por edhe të marrin informacion për 25 ‘kontratat e vdekjes’ që janë regjistruar në pesë vitet e fundit.