“Nuk duroj dot më! Më vjen keq që iu kam mërzitur por më besoni që nuk iu kam koritur kurrë. Faleminderit për çdo gjë që keni bërë për mua!”, këto janë fjalët e fundit të shkruara nga e ndjera Xhuana Nikollaj, në letrën e lamtumirës që I ka shkruar familjes, përpara aktit të vetëflijimit. 25 -vjeçarja mësohet se pas ndarjes nga Eraldo Fizi, ishte zhvendosur në Tiranë, ku për një periudhë kohore kishte jetuar me një nga motrat e saj, ndërsa kohëve të fundit jetonte me një shoqe, deri më 9 mars, kur edhe ndodhi ngjarja e rëndë.