Banka e Shqipërisë ofron 25 miliardë lekë, pra gati 1 për qind të PBB-së, si mundësi financimi për bankat tregtare me kusht që ky fond të kanalizohet vetën për bujqësinë, agroturizmin, biznesin e vogël e të mesëm. Kjo për të rritur aksesin e këtyre bizneseve, sidomos të bujqësisë, në kreditë bankare. Destinacioni i këtyre kredive do të jenë kryesisht investime që përfshijnë asete fizike dhe platforma teknologjike, të cilat shërbejnë për të rritur kapacitetin prodhues apo edhe për rifinancimin e kredive ekzistuese që shërbejnë për investime në asete fizike.