Sinkron Rama - Nuk është puna jonë se çfarë bëni brenda dhe jashtë sallës, në këtë sallë do keni vëmendjen tonë nëse nuk përdorni zhurmën e dhunën si argument dhe renies me dorë të tavolinave, në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa zgjat votimi. Kijeni parasysh këtë. Ky ishte paralajmërimi që Kryeministri Edi Rama adresoi në drejtim të deputetëve të opozitës në nisje të asaj që duhej të ishte një seancë maratonë, ku do të prezantohej programi i mandatit të katërt të socialistëve.