Numri një i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale, publikoi programin dhe premtimin e tij për të rinjtë. Sipas tij, nëse ai do të votëbesohet nga shqiptarët, 25 mijë të rinj do të trajnohen në 4 qendra në 4 vite dhe do të punësohen në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit me një pagë mesatare prej 2000 eurosh në muaj.