Duket paradoksale, por në fakt është e vërtetë. Policia e Shtetit kërkon nga Prokuroria t’i japë një sasi droge e llojeve të ndryshme për stërvitjen e qenve. Bëhet fjalë për një sasi prej 25 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme, e cila i është kërkuar me shkresë zyrtare prokurorisë, shkresë që mban firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.