Kandidaturat për presidentin e ri të republikës, përbëjnë pikën më të nxehtë të axhendës parlamentare. Në 10 maj, do të mblidhet sërish konferenca e kryetarëve, me shpresën e gjetjes së një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës. Një javë më parë punimet e konferencës, u ndërprenë me kërkesë të kreut të grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi, që fillimi i procesit kushtetues të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit të jetë data 10 maj. Një kërkesë, që u pranua nga ana e Partisë Socialiste.