2379 ushtarë nga 19 vende anëtare të NATO-s dhe vende partnere, po trajnohen për katër ditë në bazën ushtarake të Grafenvohrit në Gjermani, baza më e madhe e përhershme amerikane në evropë, ndërkohë që hija e pushtimit rus të Ukrainës rëndon mbi manovrat e përbashkëta.