Të enjten e 24 marsit janë bërë 23 vjet që kur NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër bazave ushtarake e policore të Serbisë për shkak të spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, duke hyrë kështu për herë të parë në luftë. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.