21-vjetori i sulmeve të përgjakshme terroriste në Neë York, u përkujtua të dielën jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pornga mbarë bota. Sulmi ndaj Kullave Binjake I vitit 2001 u ndërmorr nga një grup prej 19 terroristësh, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. Militantët e lidhur me grupin terrorist Al-Kaida, rrëmbyen katër aeroplanë dhe i përplasën me Kullat Binjake në Nju Jork, në Pentagon pranë Uashingtonit dhe në një fushë në Pensilvani. Rreth tre mijë persona kanë humbur jetën.