Ish-Presidenti i Republikës, njëherësh numri një Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i kurseu akuzat ndaj SPAK dhe kreut të kësaj strukture Altin Dumani, pas hapjes së hetimeve për 21 janarin. Sipas tij, kjo lëvizje u bë për t’i bërë presion Berishës. Ai tha se nëse ka një përgjegjës për 21 janarin ai është Lulzim Basha, për mosmarrjen e masave. Sipas Ilir Metës, SPAK është organizatë kriminale që drejtohet nga Dumani për llogari të Edi Ramës, për këtë e konsideroi si një drejtësi me regji për 21 janarin.