Regjimi i Vladimir Putinit do përballet me kolaps total vitin e ardhshëm pasi rrethi i tij i ngushtë do të kthehet kundër tij. Të këtij mendimi janë disa ekspertë dhe studiues të luftës. Ndërsa numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë ka tejkaluar shifrën e zymtë prej 100,000, trupash, zërat brenda Kremlinit kanë nisur të thonë se regjimi i Putinit mund të shkatërrohet në vitin 2023.