Borxhet tatimore të bizneseve janë rritur ndjeshëm, për shkak të rënies së konsumit, fuqisë blerëse por edhe konkurrencës. Të dhënat e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve tregojnë për 34 mijë e 745 biznese ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurimit mbi të gjitha pasuritë, për shkak të borxheve të prapambetura.