Agim Ismaili, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, është akuzuar se ka kryer disa procedura të dyshimta për blerjen e bulmetit dhe të ushqimeve për të burgosurit. Ai ka bërë disa tendera për blerjen e bulmetit për të burgosurit, që shumë shpesh janë kundërshtuar nga subjektet pjesëmarrëse. Ismaili ka dhënë urdhër për bërjen e një procedure me objekt “blerje bulmet për nevoja emergjente të të dënuarve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgut.