Bizneset private dhe institucionet shtetërore kanë një borxh mbi 200 milionë euro detyrime për sigurimet shoqërore të papaguara për punonjësit e tyre. Shifra del nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka audituar Institutin e Sigurimeve Shoqërore.