Top News – 200 makina mbi njëra-tjetrën! Aksidenti spektakolar shkakton kaos, një viktimë
28/12/2022 15:11

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti në të cilin janë përfshirë qindra makina, në kinën qendrore me pamjet që tregonin skena kaosi. Imazhet ajrore tregonin qindra makina pasagjerësh, furgonë dhe kamionë, shumë prej të cilëve të përplasur me njëri tjetrin, të mbledhur në një pjesë të autostradës në kushtet e një mjegulle të dendur. Të tjera imazhe virale të postuara online, tregonin mbetjet e disa makinave të përplasura. Aksidenti ndodhi për shkak të shikueshmërisë së dobët si pasojë e mjegullës në qytetin Zhengzhou të provincës së Henanit dhe në të u përfshinë 200 makina – sipas medias shtetërore. “Mëngjesin e të mërkurës, një mjegull e dendur mbuloi papritur urën e lumit të verdhë në Zhengzhou, cka shkaktoi një aksident trafiku që përfshiu shumë makina”, tha televizioni kinez CCTV duke shtuar se një person kishte humbur jetën. Përpjekjet e skuadrave të shpëtimit nisën menjëherë pas raportimit të aksidentit dhe segmenti i rrugës po pastrohet që të rikthehet trafiku normal. Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Kinë për shkak të mungesës së kontrolleve strikte të sigurisë. Në shtator të këtij viti 27 pasagjerë humbën jetën pasi një autobus që i transportonte ata drejt një pike karantine në provincën Guizhou u përmbys në një autostradë.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39