20 vjeçari nga Irani, Esmaeil Ghaderzadeh ka hyrë në Librin e Rekordet Guinness si njeriu më i shkurtër në botë. Ai është i gjatë 65,24 centimetra. I riu nuk ka mundur dot të vazhdojë shkollën për shkak të dobësisë së tij fizike. Ai ka folur për mediat duke u shprehur se përfshirja në Librin e Rekordet Guinness është një mënyrë shumë e mirë për të, pasi kështu mund të kujdeset edhe për prindërit e tij.