Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, e cila ndodhi dje në fshatin Guci e Re rreth orës 14:50. Të shoqëruarit janë kryesisht banorë të zonës, persona që mund të kenë pasur dijeni për viktimën apo individë të njohur si problematikë në fshat. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe hetimet vijojnë pa një identifikim të qartë të autorit ose autorëve. Pavlin Preka jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë, së bashku me babain dhe vëllain e tij, dhe mësohet se merreshin me bagëti. Ai u ekzekutua me 6 plumba nga një distancë e afërt.