Një 20-vjeçar shqiptar me banim në Genova ka mbetur i plagosur pas një konflikti mes të rinjsh. Ai ka marrë një plagë në gjoks dhe u dërgua menjëherë në repartin e reanimacionit ku edhe u intubua, por aktualisht gjendja e tij është përmirësuar dhe më pas ka lënë spitalin. Ngjarja është regjistruar në terminalin e trageteve. Sipas informacioneve në sherr janë përfshirë rreth 20 persona, ndërsa një pjesë e tyre u arrestuan nga karabinierët. Mes të arrestuarve janë 5 shqiptarë të tjerë si dhe personi i plagosur. Dyshohet se është përplasje mes grupeve për shkak të koflikteve të mëparshme.